SUPER-GJANI me supergol debutues për Fenerbahçen (VIDEO) 

Reprezentuesit e Maqedonis kanë dominuar në kampionatin turk këtë fundjavë, ku pas Enis Bardhit me Trabzonsporin, sonte edhe Ezgjan Alioski realizoi golin e parë me fanellën e Fenerbahçes në fitoren 4:2 ndaj Adanasporit. 

Fenerbahçe kishte epërsi 3-0, mysafirët shënuan dy gola, duke ngushtuar rezultatin 3-2, ndërsa kur trajneri vendosi të aktivizonte në lojë Alioskin në minutën e 80-të të ndeshjes, super-Gjani shkëlqeu vetëm katër minuta më vonë, me një gol spektakolar për të vulosur triumfin e Fenerit në 4:2. 

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close