Mbappe me golin më të shpejtë në historinë e futbollit francez, Messi&Co turpërojnë ekipin e Edon Zhegrovës! 

Pas 8 sekondash Mbappe i nisur drejt portës finalizoi gol duke parabolluar portierin rival.  

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, futet në lojë në minutën e 58-të për Lillen, kur rezultati ishte 1:5 në disfavor të skuadrës së tij.  

LIlle pësoi fiasko para shikuesve të vet me rezultat 7:1 nga kampioni në fuqi, PSG.

Treshja e frikshëm sulmuese, Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Neymar, turpërojnë me lojë e rezultat vendasit!

Pas 8 sekondash Mbappe i nisur drejt portës finalizoi gol duke parabolluar portierin rival, Jardim. 
Mbappe shënon rekord me golin më të shpejt.

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, futet në lojë në minutën e 58-të për Lillen, kur rezultati ishte 1:5 në disfavor të skuadrës së tij.  

Për PSG-n shënuan Mbappe (1′, 66′ e 87’), Messi (27′), Hakimi (39′), Neymar (43 e 52′) dhe për Lillen realizoi Bamba (54′).

PSG shënon fitoren e tretë rresht, e para me 5:0 në konak të Clermont, pastaj si vendas me 5:2 ndaj Montpellier dhe sonte me 7:1 kundër Lilles. 

Tre ndeshje dhe 17 gola të realizuar, efikasitet shumë i lartë. 

PSG kryeson me 9 pikë e Lille që pësoi humbjen e parë dhe të thelë, renditet në pozitën e dhjetë me 4 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close