Një prej mesfushorët më të mirë në futbollin tonë, Sefer Emini, vazhdon karrierën në Danimarkë te skuadra Sonderjyske. Fantazisti ka gjetur akordin me ekipin danez dhe sot kundër Pobedës zhvilloi paraqitjen e fundit në fanellën e Makedonija Gjorçe Petrovit dhe me dy gola në fitoren 4:1 u përshëndet nga ekipi i tij.

22 vjeçari të mërkurën udhëton drejt Danimarkës ku do të kryejë testimet mjekësore, para se të firmosë kontratën 3 vjeçare me Sonderjysken. Nëse gjithçka shkon si duhet, Seferi menjëherë fiton të drejtë loje dhe javën e ardhshme pritet edhe debutimi në fanellën e skuadrës së tij të re.
Sonderjyske pas 6 javësh në kategorinë e dytë të futbollit danez renditet në vendin e 3 me 4 fitore dhe dy humbje dhe ambiciet e klubit janë rikthimi në elitën e futbollit të Danimarkës.
Për Eminin kjo do të jetë hera e dytë që do të provojë veten jashta vendit, pasi më herët ishte pjesë e Akronit në Rusi.

