Bunjamin Shabani: Ndaj Rabotniçkit për fitoren e radhës

Struga nesër do të përballet me Rabotniçkin në ndeshjen e xhiros së tretë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Para këtij dueli, ka folur kapiteni i struganëve, Bunjamin Shabani, i cili ka vlerësuar ekipin e Rabotniçkit, por ka vlerësuar se Struga është përgatitur për fitoren e radhës.

“Edhe pse Rabotniçki nuk e nisi mirë sezonin e ri, kjo nuk duhet të na gënjej neve, pasi mund të them se Rabotniçki megjithatë ka në përbërje futbollistë mjaft të mirë, ashtu që mendoj se na pret një ndeshje jo edhe aq e lehtë. Neve si ekip mund të them se jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, duke ju premtuar gjithë tifozëve tanë se do të japim më të mirën në terren për të marrë fitoren e rradhës dhe për të festuar në fund bashkë”, është shprehur Shabani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close