Sportmania mëson ekskluzivisht një mundësi për ndeshje spektakolare në Shkup. Federata argjentinase e futbollit, përmes një agjencioni të mandatuar kërkon ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut. Nëse gjendet akordi, takimi Maqedoni-Argjentinë do të zhvillohej më 29 shtator në Shkup.

Në adresë të Federatës së futbollit të Maqedonisë ka mbëritur kërkesa për test me Argjentinën e Leo Messit. Agjensioni i mandatuar ka autorizim nga pala argjentinase për të negociuar organizimin e dy ndeshjeve miqësore me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për terminin e FIFA-s në muajin shtator. Në kërkesë thuhet që ndeshjet me mundësi të luhen në Bullgari, gjegjësisht Maqedoni të Veriut.
Gjithsesi, ky është vetëm hapi i parë. Propozimi ka arritur, tashmë duhet të shihen kushtet në marrëveshjen eventuale për të realizuar takimin Maqedoni-Argjentinë.
Nuk ka detaje shtesë në lidhje me formacionet eventuale, por duke ditur se pjesa më e madhe e futbollistëve argjentinas luajnë në Europë, nuk përjashtohet mundësia ta shohim në Shkup futbollistin më të mirë të të gjithë kohërave, Leo Messi.
Problem serioz për realizimin e kësaj ndeshje paraqet termini, për shkak se më 27 shtator Maqedonia e Veriut përballet me Bullgarinë në kuadër të Ligës së Kombeve. Termini i propozuar 29 shtator nuk përputhet me termini e FIFA-s dhe lojtarët në atë kohë do të duhet të jenë kthyer në klubet e tyre. Ky fakt e vështirëson realizimin e kësaj miqësoreje, por mbetet i hapur termini i FIFA-s për muajn nëntor kur Maqedonia e Veriut akoma nuk ka caktuar ndonjë ndeshje kontrolluese.

