Shkupi dhe Ballkani do të jenë përballë njëra-tjetrës në një ndeshje që vlen një vend në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dhe miliona euro në kontot e tyre.

Dy klube shqiptare, të dyja kampion, njëra në Kosovë e tjetra në Maqedoninë e Veriut, do të takohen fillimisht në stadiumin ‘Toso Preoski’, sonte nga ora 21:00.
Të dy skuadrat kanë në gjirin e saj, lojtarë të mirë sa i përket rajonit, sidomos hapësirës shqiptare.
Shkupi është skuadër me internacionale dhe për këtë vlerësohet më lartë, me një shumë të përgjithshme prej 5.62 milionë euro.
Në skuadër ka 29 lojtarë, ku 26 prej tyre kanë vlerë në Transfermarkt.
Ballkani në anën tjetër ka vlerë 3 milionë e 900 mijë euro dhe ka 26 lojtarë në listë.

