Ndryshe nga xhiroja e parë në të cilën u luajtën vetëm tri ndeshje, fundjava që do të sjellë xhiron e dytë në Ligën e Parë të futbollit vendor do të jetë e kompletuar me të gjitha ndeshjet në program. Pavarësisht angazhimeve në garat europiane, Shkupi dhe Shkëndija do të luajnë ndeshjet e tyre në xhiron e dytë në elitë. Kampionët në fuqi do të nisin këtë sezon ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit të shtunën, përderisa të dielën do të luhen takimet Shkëndija – Sileksi, Pobeda – Tikveshi, Rabotniçki – Akademia Pandevi dhe Bregallnica – Struga Trim Lum. Të gjitha ndeshjet do të luhen nga ora 17:00. Skuadra e Skopjes në këtë xhiro është e lirë.


