Verner rikthehet aty ku shkëlqeu

Sulmuesi i përfaqësueses së Gjermanisë, Timo Verner do të rikthehet në Bundesligë. Skaj Sport raporton se Verner ka arritur akordin me drejtuesit e Lajpzingut, përderisa bisedimet ndërmjet dy klubeve kanë qenë intensive dhe pozitive në ditët e fundit. Sulmuesi do të huazohet te ish-klubi ku u aktivizua në periudhën 2016-2020, me Lajpzingun që do të ketë mundësinë e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit. Verner u transferua dy vite më parë nga Lajpzingu te Çellsi për 53 milionë euro. Gjermani në dy sezone në Premierligë ka shënuar evtëm 10 gola, përderisa fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve me skuadrën e Tomas Tyhelit. Kujtojmë se për shërbimet e 26 vjeçarit e interesuar ishte edhe Juventusi, por Verner zgjedhi që të rikthehet në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close