Ndeshja e xhiros së dytë kualifikuese të Ligës së Konferencës ndërmjet CSKA Sofjes dhe Makedonija Gjorçe Petrovit nuk do të gjykohet nga anglezi David Coote, siç ishte paralajmëruar më parë. Në vend të tij është deleguar Marcel Birsan nga Rumania.

Edhe pse anglezi është një arbitër me shumë përvojë në Premier League, ndryshimi është zyrtar dhe nuk dihen arsyet pse është bërë.

