Në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut nesër do të hidhet shorti për ndeshjet e sezonit 2022/2023 në Ligën e Parë.

Pavarësisht zërave për një largim të mundshëm të Renovës nga elita e futbollit vendor, skuadra nga Xhepçishti do të garojë edhe në sezonin e ri, bashkë me Akademia Pandevin. Kujtojmë se dy skuadrat e reja që do garojnë në mesin e më të mirëve sezonin e ri, do të jenë Pobeda dhe Sileksi, përderisa nga elita u larguan Boreci dhe Pelisteri.

