Shkëndija mëson rivalët e mundshëm në prek raundin e tretë

Vazhdon rrugëtimi europian për skuadrat shqiptare, me UEFA-n që ka publikuar kundërshtarët e tyre të mundshëm në rast kualifikimi në turin e tret të Ligës së Konferencës, me shortin final që do të hidhet ditën e nesërme.

Shkëndija e Tetovës gjithashtu është njohur me rivalët e mundshëm në rast kalimi në turn e tretë të Ligës së Konferencës ku dhe për ta parashikohen rivalë të rëndësishëm. 

RIVALËT E MUNDSHËM TË SHKËNDIJËS:

Tirana në rast se mposht Zrinjskin mund të përballet në turin e tretë me Ballkanin e Ilir Dajës i cili gjendet në grupin e skuadrave të rivalëve të mundshëm të kryeqytetasve, me klubin e Superligës së Kosovës që duhet të kalojë fillimisht skuadrën e San Marinos, La Fiorita.

Vllaznia dhe Laçi që gjenden së bashku në një grup rrezikojnë një përballje me Koniasportin e Cikalleshit dhe Çekiçit, me skuadrën turke që është në listën e rivalëve të mundshëm së bashku me disa rivalë tjetër me emër si Slavia e Pragës dhe Rijeka.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close