Jusufi: Do ta jap maksimumin për Strugën dhe tifozët strugan

Fatjon Jusufi dje u prezantua si përforcimi më i ri i skuadrës së Strugës. Ish-futbollisti i Renovës pritet të jetë vlerë e shtuar në fazën e sulmit, teksa ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin strugan. 26 vjeçari ka treguar arsyet e transferimit të tij tek Struga, teksa shpreson që do të jep maksimumin për këtë skuadër. 
Vendosa të luaj për Struga Trim Lum, pasi mendoj se është një skuadër shumë serioze dhe shumë mirë e organizuar. Ata kanë objektivat dhe qellimet e veta dhe çdo ditë po rriten si skuadër. Shpresoj që të jap maksimumin për këto ngjyra për të gëzuar skuadrën si dhe gjithë tifozët struganu shpreh Jusufi për faqen zyrtare te klubit. Jusufi në futbollin vendor, përveç me Renovën ka luajtur edhe për FC Shkupin, ndërsa në arenën ndërkombëtare ka luajtur edhe me Partizanin e Tiranës dhe Shirakun e Armenisë. skuadër kjo nga Armenia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close