Zyrtare: Gattuso firmos për dy sezone me Valencian

Valencia bëri publike këtë të enjte punësimin e trajnerit Rino Gattuso për dy sezonet e ardhshme dhe e bëri këtë me një video, në të cilën ish-lojtari historik italian bën thirrje për unitet për sezonin e ardhshëm, një fjalim domethënës në një klub, që jeton një përballje të fortë mes tifozëve dhe aksionarit më të madh, Peter Lim.

“Për mua, futbolli është pasion, respekt për lojën dhe dashuri për topin. E di se çfarë është të kesh frikë nga Valencia. Kam parë të bien skuadra të mëdha në këtë stadium, i cili do të mbushë njëqind vjet këtë sezon. Valencianë, le të jetojmë pasionin këtë sezon dhe të shijojmë së bashku ADN-në e Valencias. ‘Afició, ja estic ací’”,– theksoi ai.

Në video, Gattuso bën një shëtitje të parë nëpër ‘Mestalla’ dhe mund të shihet përpara fotografive të italianëve të tjerë të shquar, që kanë kaluar nëpër këtë klub, si Amadeo Carboni apo Claudio Rainieri.

Zyrtare: Rino Gattuso firmos për dy sezone, kërkon unitet te Valencia

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close