Shkupi ka nisur me merkaton, duke kompletuar ekipin për në garat eliminatore të Ligës së Kampionëve. Sipas burimeve të televizionit Shenja, bardhekaltërit kanë arritur marrëveshje me Antonio Kallonovskin e Sileksit. Akordi ndërmjet palëve është arritur, ndërsa pritet zyrtarizimi të bëhet nga ana e kampionëve. Kallanovski së fundmi ishte pjesë e Sileksit, ndërsa më herët ka qenë pjesë e skuadrave si Bellasica, Pobeda, Struga, Boreci, Euromilku, Metallurgu, Carev Dvori, Lokomotiva e Ohridi.


