Maqedonia e Veriut mori fitore në transfertën ndaj Gjibraltarit me rezultatin 0:2. Pas ndeshjes për mediat ka folur seleksionuesi Bllagoja Milevski.

“I përgëzoj futbollistët e mi për qasjen dhe dëshirën e tyre për të të fituar këtë ndeshje. Rezultati është më i rëndësishmi, Gjeorgjia po na ndjek dhe kjo është një sfidë e re. E kam bërë të ditur se të gjithë lojtarët e ftuar në këto katër ndeshje kanë kualitetin për të veshur fanellën e përfaqësueses. Deni Iliev është pjesë e një klubi që luan në bar artificial dhe unë i dhashë një shans. Çështja ishte që Stole Dimitrievski të pushonte. Serafimov dhe Todorovski kanë treguar se mund ti llogarisimin dhe se janë konkurrues”, ka thënë Bllagoja Milevski.

