Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut nga ora 18:00 do të përballet me Gjibraltarin në ndeshjen e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Seleksionuesi Bllagoja Milevski ashtu edhe siç pritej, ka bërë disa ndryshime në formacionin startues për dallim nga ndeshja me Bullgarinë.

Në portë nuk do të jetë Stole Dimitrievski, ndërsa në vend të tij do ta nis këtë ndeshje Dejan Ilievi. Nga minuta e parë do të nisin edhe Todor Todorovski që debuton për Maqedoninë, Nikolla Serafimov, Boban Nikollov e Milan Ristovski.
11-shja e parë plotësohet me Enis Bardhin, Ezgjan Alioskin, Visar Musliun, Aleksandar Trajkovskin, Stefan Spirovskin e Elif Elmasin.

