Milevski: Nuk ka vend për nënvlersim në futbollin e sotëm, ne duhet të japim maksimumin

Edhe përkrahë asaj që Gjibraltari llogaritet si një nga përfaqësueset më të dobëta të kontinentit, të njejtin mendim nuk e ndanë seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski, i cili në konferencën zyrtare për media para ndeshjes së nesërme ka thënë se në futboll nuk duhet nënvlerësuar askënd e as Gjibraltarin.

Bllagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses së Maqedonisë:

– Jemi të fokusuar te ndeshja. Nuk duhet të llogarisim, por të zgjedhim më të mirën dhe ti kërkojmë tre pikët. Kemi një sërë lojtarësh me probleme, por pavarësisht kësaj, gjithmonë do të dalin ata që janë më të përgatitur për momentin. Qasja jonë do të jetë serioze dhe nuk ka vend për llogaritje dhe eksperimente.

Nuk ka vend për nënvlerësim në futbollin e sotëm. Vetë fakti që Gjibraltari është në Ligën C vërtetoi se ata po përparojnë. Nuk ka as 1% vend për t’u çlodhur. Djemtë janë të vetëdijshëm se vetëm me maksimumin mund të arrihet rezultati i dëshiruar. Çdo ndeshje është e veçantë, duhet të përgatitesh veçmas. Nuk ka dy ndeshje të njëjta dhe me këtë nuk ka përgatitje të njëjta.

Ne i trajtojmë të gjithë në grupin tonë me respekt, lojtarët janë të vetëdijshëm se duhet të japin maksimumin. Kjo Maqedoni, pavarësisht se me cilin rival luan, është e detyruar të luajë maksimalisht në nivel.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close