Elif Elmas: Kemi ardhur për të fituar tre pikët

Maqedonia e Veriut dhe Gjibraltari përballen nesër ndërmjet veti për xhiron e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Para kësaj sfide në konferencë për media nga Gjibraltari ka folur edhe mesfushori i Napolit, Elif Elmas.

“Ka kaluar shumë kohë që kur kam luajtur në Gjibraltar, e patëm të vështirë të arrijmë deri te fitorja. Vendasit luajtën lojë të mbyllur dhe na shkaktuan probleme. Në çdo ndeshje duhet të luajmë në maksimum, kemi ardhur për të luajtur më të mirën që dimë dhe për të fituar tre pikë.

Nuk e kishim realizimin në Bullgari, kemi humbur shumë raste. Tani kemi tre ndeshje në të cilat realizimi duhet të jetë perfekt. Do të jetë më e vështirë të luajmë në terren artificial, por gjithsesi duhet të fitojmë”, ka thënë Elmas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close