Dora në zemër dhe duartrokitje, Lewandowski i jep lamtumirën tifozëve të Bayern Munich (VIDEO)

Robert Lewandowski ka luajtur ndeshjen e fundit për Bayern Munich. Këtë e bëri në ndeshjen jashtë fushe kundër Wolsfburg, e cila përfundoi 2-2 dhe në të cilën polaku gjeti golin e 0-2.

Kështu përfundon aventura bavareze e sulmuesit polak, i cili iu bashkua klubit gjerman në verën e vitit 2014 dhe mbërriti me parametra zero nga Borussia Dortmund.

Më poshtë videoja e përshëndetjes për tifozët e tij, shumë duartrokitje me dorën në zemër, si për të treguar që Lewa vazhdon të ketë dashuri për tifozët që e kanë shoqëruar gjithë këto vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close