Mbappe ‘kapet mat’ së bashku me yllin e PSG; 7 minuta larg Bernabeut (VIDEO)

Kylian Mbappe po çmend sërish tifozët e Real Madrid, të cilët gjithnjë e më shumë po flasin për një transferim të yllit francez në Spanjë. Sulmuesi francez është parë në një restorant të njohur në kryeqytetin spanjoll, së bashku me shokun e skuadrës, Achraf Hakimi dhe dy persona të tjerë (përfshirë vëllain e lojtarit maroken).

VIDEO

Ky udhëtim nga Mbappe në Madrid është një kapitull i ri në javët e fundit në të cilin telenovela Kylian ka përjetuar lloj-lloj situatash. Një seri ngjarjesh në të cilat rinovimi i tij me PSG-në madje u mor si i mirëqenë. Lojtari përfitoi nga dy ditët e pushimit të dhënë nga Paris Saint Germain (i cili do të rifillojë stërvitjet të mërkurën) për të udhëtuar drejt Spanjës.

Një vizitë kënaqësie apo një udhëtim që fsheh negociata të mundshme në merkato? Kontrata e Mbappe me PSG-në skadon në më pak se dy muaj dhe tani është koha që francezi të marrë një vendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close