FC Shkupi fiton Renovën dhe shpallet kampion

FC Shkupi edhe zyrtarisht shpallet kampion në elitën e futbollit vendor, pasi sot mundi Renovën me rezultatin 2:0. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa goli i Adetunxhit në minutën e 81-të dhe Queen në kohën shtesë i ka mjaftuar ekipit nga Çairi për të fituar takimin dhe për të siguruar matematikisht titullin e kampion në elitë me 68 pikë të grumbulluara. Në ndeshjet tjera Shkëndija triumfoi ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit me rezultatin 3:1, Struga Trim Lum deklasoi Pelisterin me shifrat 4:0, ndërsa Tikveshi mundi Borecin me rezultatin e thellë 5:0.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close