Shkëndija në Tetovë do të pret Makedonija Gjorçe Petrovin për ndeshjen e xhiros së 29-të në elitën e futbollit vendor. Nga tabori kuqezi para kësaj ndeshje ka folur braziliani Andre Mensalao, i cili ka thënë se në këtë sfidë, Shkëndijës i nevojitet vetëm fitorja.

“Ashtu siç po futemi në fazën finale të kampionatit, secila ndeshje bëhet më e rëndësishme se ajo paraprake. Në këtë ndeshje vijmë nga barazimi në xhiron e kaluar ku nuk arritëm të fitojmë edhe pse luajtëm mjaft mirë. Makedonija Gj.P. ka një ecuri mjaft të mirë në kampionat por neve na duhet fitorja patjetër dhe besoj se nga kjo ndeshje do të dalim me trepikëshin. Shpresoj të bëjmë paraqitje të mirë dhe të futemi në një seri të fitoreve në takimet e mbetura deri në përfundim të kampionatit”, është shprehur Andre Mensalao.

