Guardiola pyetet për blerjen e Haalandit, bën këtë reagim para mediave (VIDEO)

Manchester City thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me sulmuesin e Dortmund, Erling Haaland. Por, këtë nuk ka pranuar ta komentojë Pep Guardiola.

Në konferencën e sotme për media, trajneri i Cityt ka thënë se nuk ka përgjigje për këtë çështje.

Kur mediat insistuan të marrin përgjigje, Pep ka thënë se nuk e ka shqetësimin të mendojë për edicionin e ardhshëm por për këtë aktual.

“Nuk e kam shqetësimin apo këtë punë në kokën time tani. Po mendoj për këtë edicion dhe jo për atë se çfarë do ndodhë edicionin e ardhshëm” ka thënë Guardiola.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close