Rang-lista e Uefa-së, Shkëndija më e mira nga vendi

Sot është publikuar rang-lista më e re UEFA-s për klubet nga Europa. Në listën më të re nga vendi, Shkëndija e Tetovës vazhdon të mbetet klubi më i mirë dhe më mirë i renditur në rang-europian, për shkak të ecurisë së mirë në kompeticionet evropiane viteve të fundit. Tetovarët renditen në pozitën e 137-të, ndërsa pas tyre vjen Shkupi në vendin e 275. Pas Shkëndijës dhe Shkupit, vijojnë Vardari në pozitën e 349-të, Sileksi, Renova, Rabotniçki dhe Struga. Sa i takon Shqipërisë, Laçi qëndron në vendin e 207, ndërsa më pas renditen Kukësi, Teuta dhe Partizani. Në Kosovë klubi më mirë i ranguar është Drita e cila renditet e 254-ta, duke lënë pas Prishtinën, Llapin dhe Gjilanin. Sa i takon kreut të renditjes, Bayerni renditet i pari, duke lënë pas vetes Mançester Sitin, Liverpulin, Çelzin, e Realin e Madridit, ndërsa në top 10-të vendet e para janë edhe Barcelona, PSZH-ja, Juventusi, Mançester Junajtedi dhe Atletiko Madridi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close