Ancelotti mbështetë Rangnick për postin e trajnerit të Milan

AC Milan ka nevojë për një trajner të mirë, dhe nuk ka lidhje nëse ai nuk është itailian, sipas Carlo Ancelotti.

Ancelotti së fundmi ka dhënë disa komente për skuadrën që drejtonte dikur, duke zbuluar shumë gjëra. Ai ka treguar pë Milanin e preferuar, por është pyetur edhe lidhur me të ardhmen.

Posti i trajnerit ishte ai që ngriti pikëpyetje, kurse Ancelotti u shpreh pro ardhjes së Rangnick në klub.

“Ai është i huaj? Nuk ka gjë për t’u shqetësuar për këtë. Tifozët duhet të shqetësohen për trajnerët e dobët. Por, Milan kanë zgjedhur shumë trajnerë dhe kanë zgjedhur shumë prej tyre të mirë”, ka thënë Ancelotti, transmeton lajmi.net.

“Kur ne u takuam, ishim në Gjermani (për Rangnick). Unë nuk e njoh, por nga çfarë kam lexuar, ai e donte Milanin e Arrigo Sacchi, por nuk e njoh metodologjinë e tij”, ka sqaruar tutje Carlo.

Ancelotti aktualisht është duke kaluar një aventurë me skuadrën e Everton, që për të nuk është e para në Premierligë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close