Hakimi preferon rikthimin te Real Madrid

Mbrojtësi i krahut, Achraf Hakimi, duket se tashmë ka marrë vendimin sa i përket të ardhmes së tij.

Lojtari i cili i takon skuadrës së Real Madrid, aktualisht aktivizohet me Borussia Dortmund, ku ka pasur disa paraqitje të mira, duke fituar kështu edhe besimin e ‘Los Blancos’.

Sipas ‘Le10Sport’, Hakimi shpreson të ketë një shans për kthim në Madrid, ku do ta dëshmonte veten gjatë sezonit tjetër, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi ka impresionuar në dy sezonet si i huazuar, por pritet të kthehet në ‘Bernabeu’ pas kësaj kampanje.

Ka disa skuadra që interesohen për transferimin permanent të lojtarit, kontrata e të cilit (me Real Madrid) skadon në vitin 2021. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close