Paraqitjet fantastike të 16-vjeçarit nga Shkupi me fanelën e klubit të Vardarit, Altin Nuredini u kurrorëzuan me ftesë nga reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut, U-18. Kjo është ftesa e parë dhe e shumëpritur për mesfushorin e talentuar, i cili jo më larg se para një javësh shënoi gol në ndeshjen kundër rivalëve, skuadrës së Shkupit. Për Nuredinin kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë që të dëshmojë veten në mënyrë që të sigurojë vend titullari për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut edhe më tutje.


