ZYRTARE: Sokol Cikalleshi rinovon edhe për dy vite me Konyaspor

Sokol Cikalleshi ka rinovuar kontratën me Konyaspori .

Duke marrë parasysh se kontrata i skadon në verë, skuadra turke ia ka rinovuar për dy vite.

Cikalleshi është ndarë i lumtur me vazhdimin e qëndrimit te skuadra turke, ndërkohë ka premtuar të jap më të mirën.

“Premtoj të luftojë deri në fund. Kemi pasur sukses të mirë këtë sezon. Kjo nuk është fat. Jemi me shpirt të skuadrës”.

“Ne kemi punuar shumë dhe do vazhdojmë të punojë. Jam i sigurt se do e mbyllim këtë sezon në pozitë të mirë. Kemi ndeshje të rëndësishme nesër. Shpresoj ta mbylli me gol”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Konyaspor është në pozitën e dytë në tabelë, nëntë pikë prapa liderit, Trabzonspor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close