Mediat turke të sigurta: Një tjetër takim mes FFK-së dhe Ersun Yanal – pritet të bëhet trajner i Kosovës

Ersun Yanal mund e bëhet seleksionues i Kosovës. Mediumet “Eve” dhe “Aksam”, raportojnë se Federata e Futbollit të Kosovës do takohet sërish me teknikun turk për të arritur një marrëveshje.

Raportohet se takimi i parë mes FFK-së dhe Yanal ka qenë pozitiv, ndërkohë detajet kryesore do diskutohen në takimin e dytë.

Mediumi turk shton se marrëveshja e dy palëve mund të arrihet dhe Yanal brenda këtij muaji të bëhet pasuesi i Bernard Challandes te Kosova.

Kujtojmë, se Yanal në të kaluarën ka drejtuar klubet të mëdha, përfshirë Fenerbahce dhe Trabzonspor.

Sidoqoftë, para disa ditëve, i pari i FFK-së, Agim Ademi në një intervistë për “Lajmi.net”, ka konfirmuar se në stolin e FFK-së nuk do vie asnjë trajner turk.

Ademi me detaje për trajnerin e ri të Kosovës: S’i kemi pasur opsion turqit – Magath nuk e ka refuzuar Kosovën

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close