ZYRTARE: Në Serie A do të përdoren pesë zëvendësime

Sapo kishin filluar planet për rifillimin e sezonit, FIFA kishte propozuar që të përdoreshin pesë zëvendësime.

FIGC ka mirëpritur propozimin e FIFA për pesë zëvendësime. Këto mund të përdoren në tri raste në ndeshje. Këtë vendim e ka bërë të ditur edhe FIGC, me anë të një komunikate zyrtare.

Kujtojmë se kishte zëra kundër këtij propozimi. Një nga ta ishte Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalanta. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close