Qendërmbrojtësi kroat, Dejan Lovren, i ka dhënë fund aventurës së tij me Liverpullin, duke u transferuar te Zeniti. Pas gjashtë viteve të kaluara në ‘Enfild’, kroati ka vendosur se është koha e duhur për të ndryshuar ambient. Lovren ka firmosur kontratë me Zenitin dhe sezonin e ri do të jetë pjesë e klubit rus, ndërsa detaje tjera të kontratës nuk janë bërë të ditura. Lovren me Liverpullin regjistron 135 paraqitje dhe 5 gola të shënuar. Lovren gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për ekipet si Soutemptoni, Lioni, Inter Zapreshiqi dhe Dinamo Zagrebi.


