Serie A konfirmon rikthimin më 20 qershor

Mbrëmë ishte raportuar se Qeveria e Italisë dhe FIGC kanë dhënë dritën e gjelbër për rifillimin e Serie A.

Kurse, sot, Lega Serie A, pas përfundimit të mbledhjes, kanë njoftuar se gjithçka do të rifillojë në vikendin e 20/21 qershorit.

Ndeshjet do të rikthehen nga xhiroja e 25-të, e cila nuk u kompletua dot gjatë marsit, për shkak të pandemisë.

Orari i plotë do të publikohet nga Lega Serie A gjatë ditëve në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close