Kosova luan dy miqësore në fillim të qershorit

Kosova do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin qershor. Federata e Futbollit të Kosovës kanë njoftuar përmes faqes së tyre zyrtare se Kosova do të luajë ndaj San Marinos dhe Kazakistanit në qershor.

Fillimisht më 1 qershor, Dardanët do të luajnë kundër San Marinos, në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa më 4 qershor në të njëjtën kohë dhe vend do të zhvillohet miqësorja tjetër me Kazakistanin.

Miqësorja e fundit e Kosovës ishte ndaj Lituanisë, në të cilën ‘Dardanët’ fituan me rezultat 4-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close