ZYRTARE: Klaus Gjasula kalon te Hamburger

Një ditë pas largimit nga Paderborn, me të cilën skuadër ka përfunduar kontratën, Gjasula është zyrtarizuar te gjiganti gjerman, Hamburger.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Hamburger.

“Jemi shumë të lumtur t’i urojmë mirëseardhje një lojtari me kaq shumë eksperiencë në skuadrën tone”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

30 vjeçari Gjasula te Paderborn qëndroi dy sezone, duke regjistruar 58 paraqitje.

Ai gjithashtu ka edhe pesë paraqitje për Shqipërinë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close