ZYRTARE: PSG blen përfundimisht kartonin e Icardit!

Është zyrtarizuar transferimi i Mauro Icardi te skuadra e Paris Saint Germain.

Ylli argjentinas kaloi një sezon si i huazaur te parisienët, kurse këta të fundit shfrytëzuan të drejtën për blerjen e tij.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Inter, përmes një njoftimi ku thuhet: “FC Internazionale Milano njofton për transferimin e Mauro Icardi te Paris Saint Germain: sulmuesi i lindur më 1993 kalon definitivisht te klubi francez”.

“Klubi falënderon lojtarin për gjashtë sezonet e kaluara së bashku dhe i dëshiron atij më të mirat për vazhdimin e karrierës së tij”.

Icardi do të ketë kontratë deri më 30 qershor të vitit 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close