Tashmë është zyrtare. Hansi Flik do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë pas përfundimit të “Euro 2020”. 56-vjeçari, i saposhpoallur kampion i Bundesligës për të dytin sezon radhazi me Bayernin e Mynihut, do të marrë detyrën që aktualisht mbahet nga Joakim Lov. Postin e Flik në stolin e Bayernit do ta trashëgojë trajneri Julian Nagelsman. Javët e fundit, pati tentativa nga presidenti i Barcelonës, Hoan Laporta, për ta tërhequr gjermanin Flik te Barcelona në vend të Koemanit, por qëndrimi i tij ishte kategorik kundër. Dëshira e tij ishte të drejtonte pancerat pas bisedave paraprake që kishte pasur me drejtuesit e federatës së futbollit gjerman.


