Muhamed Useini ka rinovuar edhe për një edicion, pra do mbajë fanellën e Gjilanit deri në vitin 2022.

Këtë e konfirmoi skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi përmes një komunikate zyrtare.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Muhamed Useini rinovon kontratën deri në vitin 2022
Sport Club Gjilani njofton se ka arritur të vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me Muhamed Useinin edhe për një edicion të radhës.
Klubi falënderon Muhamedin për besimin dhe i uron suksese drejt realizimit të objektivave që janë vendosur”, shkruhet në komunikatë./Lajmi.net/

