Fiorentina kanë njoftuar zyrtarisht se Beppe Iachini do të jetë njeriu që drejton skuadrën ‘Viola’ në sezonin 2020/21.

Iachini zëvendësonte Vincenzo Montellan, i cili shkarkohej pas humbjes 4:1 ndaj Romës, në dhjetor. Italiani nënshkruante kontratë deri në fund të sezonit aktual.
Por, presidenti i Fiorentina, Rocco Commisso ka njoftuar se Iachini do të qëndrojë edhe sezonin tjetër në ‘Artemio Franchi’.
Mbetet të shihet nëse Iachini do të mund të bëjë më mirë sezonin e ardhshëm, sesa në këtë pjesë sezoni. /Lajmi.net/

