Tekniku shkupjan ka pranuar ofertën e drejtuesve të klubit gjilanas për të rinovuar kontratën, teksa informacioni është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit.

“Sonte pas nje takimi te shkurter eshte arritur marreveshje per vazhdimin e bashkepunimit me trenerin tone Ardian Nuhiu edhe per dy vitet e ardhshme!
Drejtori i pergjithshem Feti Murseli eshte shprehur tejet i kenaqur me punen profesionale dhe perkushtimin e trenerit Shkupjan Ardian Nuhiu, dhe per te cilen i eshte besuar klubi edhe per dy vitet e ardhshme.
Klubi jone i deshiron suksese ne qellimet tona te perbashketa trenerit”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Drita gjithashtu dje rinovoi me kapitenin e skuadrës, Ardian Limani. /Lajmi.net/

