Skuadra e Dritës po vazhdon vazhdimin e kontratave për lojtarët e kryesorë të tyre.

Pas kapitenit Ardian Limani dhe trajnerit Ardian Nuhiut, kontratën me Dritën e ka vazhduar edhe futbollisti nga Maqedonia, Ardian Cuculi.
Lajmi është bërë në faqen zyrtare të klubit.
Njoftimin e plotë mund ta lexoni në pjesën e mëposhtme:
Eshte arritur marreveshja per vazhdimin e bashkepunimit me qendermbrojtesin tone Ardian Cuculi edhe per dy vitet e ardhshme.
Cuculi eshte nje prej lojtarëve kyq te skuadres andaj drejtuesit e klubit i kane besuar qe te jete me ne deri ne vitin 2022.
Drejtori sportiv Valon Zymberi eshte shprehur tejet i kenaqur me arritjen e marreveshjes me Cuculin, te cilin e konsideron tejët te rendesishem ne projektin e madhë qe ka klubi.
Vazhdojme te punojmë pa nderprerë drejt synimeve tona.

