Dortmundi ‘blindon’ yllin e skuadrës

Skuadra e Dortmundit ka vendosur të punojë për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri dhe veprimi i parë që kanë bërë, është ‘blindimi’ i portierit Roman Burki. “Milionerët” kanë konfirmuar marrëveshjen e arritur me portierin zviceran, me të cilin kanë vazhduar bashkëpunimin deri në vitin 2023. Burki është pjesë e Dortmund që nga viti 2015, kur ishte transferuar nga Feriburg. Ai deri më tani ka regjistruar 206 paraqitje për Dortmundin dhe plotë 75 herë ka mbajtur portën e paprekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close