ZYRTARE: Benjamin Emini vazhdon kontratën me KF Llapin

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të skuadrës së Llapit, shkruan lajmi.net.

Emini ka nënshkruar me Llapin edhe për një vit.

Njoftimi i KF Llapit:

Zyrtare: Benjamin Emini vazhdon me Llapin

Me vazhdimin e kontratës me Eminin, reparti defanziv është pothuajse i kompletuar!

Bashkëpunimin edhe për 1 vit me Llapin e ka vazhduar edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Benjamin Emini. Futbollisti që i ka qëndruar besnik Llapit më shumë se 10 vite do vijoj të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës edhe në edicionin e ri.

Benjamin Emini në edicionin që lamë pas ka zhvilluar 28 paraqitje (27 kampionat/1 kupë) duke kontribuar me 1 gol e 1 asistim në gjithsejt 2407 minuta të luajtura.

/Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close