Asnjë tifozë nuk do të lejohet të hyjë në ‘Allianz Arena’ për ndeshjen e raundit të 16 më të mirave të mërkurën më 18 mars, me Bayern që kryeson 3-0 në ndeshjen e parë.

Vjen pasi një numër i kampionateve dhe garave të futbollit në të gjithë Evropën shpallën masa të ngjashme për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës, transmeton lajmi.net.
Ndeshja në shtëpi e Bayernit në Bundesliga kundër Eintracht Frankfurtit më 22 mars do të luhet gjithashtu me stadiumin bosh, si çdo ndeshje në shtëpi të një çerekfinale të mundshme, sipas kreut të Bild Christian Falk.
Qeveria bavareze është përpjekur të ndërmarrë veprime dhe të parandalojë që koronavirusi të përhapet më tej me kufizime të vendosura për çdo ngjarje që tërheq 1.000 ose më shumë spektatorë.
Masat pasuan një takim të mbledhjes të qeverisë së shtetit të bavarisë të martën.
Në deklaratë thuhet: ”Ministria e Shëndetësisë ishte e ngarkuar të ndalojë ngjarje në shkallë të gjerë me më shumë se 1.000 pjesëmarrës deri në fund të pushimeve të Pashkëve (përfshirë 19 Prillin 2020)”. /Lajmi.net/

