ZYRTARE: Barcelona – Napoli luhet pa tifozë

Në mungesë të konfirmimit zyrtar nga FC Barcelona, vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar këtë mëngjes në selinë e Departamentit e rajonit të Katalonjës, në të cilin ka marrë pjesë edhe Gerard Figueras, Sekretariati i Përgjithshëm i Sportit.

Në orën 9 të mëngjesit, Barça ka mbërritur të përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Oscar Grau, Albert Soler, drejtori i Seksioneve Profesionale dhe Ramon Canal , shef i Shërbimeve Mjekësore të klubit.

Kësisoj, në dakordim mes të gjitha palëve është vendosur se ndeshja e 18 marsit në ‘Camp Nou’ të luhet pa praninë e tifozëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close