Arda Turan rikthehet te Galatasaray (VIDEO)

Arda Turan rikthehet te Galatasaray. Nëntë vite pas largimit, mesfushori ofensivë ka vendosur të rikthehet te Galatasaray.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Galatasarayt.

Turan sezonin e fundit ka qenë i huazuar nga Barcelona te Istanbul Basaksehir, ku në 37 paraqitje ka shënuar dy gola.

Gjatë karrierës së tij, Turan ka veshur edhe fanellën e Atletico Madrid.

33 vjeçari ka gjithashtu 100 paraqitje edhe për Kombëtaren e Turqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close