Adam Lallana do të vazhdojë të jetë pjesë e Liverpullit deri në fund të sezonit aktual. Kontrata e mesfushorit 32 vjeçar skadonte në fund të muajit, ndërsa Lallana ka pranuar të rinovojë me Liverpullin edhe për një muaj, duke dashur të fitojë medaljen e Premier Ligës me skuadër e Jurgen Klopit. Qëndrimi i Lallanës në “Enfild” është penguar nga dëmtimet në dy sezonet e kaluara dhe ai ka luajtur vetëm 15 ndeshje, duke shënuar vetëm një gol që nga transferimi i tij nga Soutemptoni në vitin 2014.


