Një rast i shfaqur me COVID-19 te kampionët e Kosovës, ka bërë që autoritetet zvicerane të mos lejojnë zhvillimin e ndeshjes Drita – Lingfield, shkruan lajmi.net.

Me të mbërritur në Kosovë, drejtori sportiv i Dritas, Valon Zymberi, ka zbuluar gjithë atë që ka ndodhur në Zvicër.
“Ka qenë një udhëtim i vështirë me shumë ndodhi, por gjithsesi ndeshje e parë është zhvilluar. Autoritet e UEFA nuk ka qenë për të ndaluar ndeshjen, por ato kanë rënë në desh me ato zvicerane. Takimi i dytë nuk është zhvilluar pasi një lojtar i yni ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe kështu autoritet zvicerane kanë kërkuar që ekipi jonë të mos zhvillojë ndeshjen por që të gjithë ne të karintinohemi. Kështu UEFA ka qenë e pafuqishme për të marr një vendim tjetër dhe është dashur që ta respektojmë vendimin e shtetit zviceran”, ka deklaruar Zymberi për Klan Kosovën, përcjell lajmi.net.
“UEFA na ka njoftuar që sot do të mblidhen, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës ku do të diskutojnë për këtë ndodhi që ka ndodh. Gjithsesi ne mendojmë që është lëshim i madh nga UEFA, pasi ata është dashur që ta organizojnë në një shtet tjetër e jo në Zvicër pasi i ka rregullat më ndryshe dhe strikte”./Lajmi.net/

