Sipas stafit mjekësor të Real Madrid, pas testeve të bëra në Thibaut Courtois nga Shërbimet Mjekësore – ai është diagnostikuar me një lezion muskulor në këmbën e majtë.

Nga ana tjetër, pas testeve të kryera sot në Marcelon nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ka dalë me diagnozë të njëjtë sikurse i lartpërmenduri.
Me këto dy mungesa, Areola do ta mbrojë portën e Real Madrid, kurse Ferland Mendy do të kthehet në pozitën e titullarit pasi në ndeshjet e fundit ishte si zëvendësim.
Ndryshe, takimi i parë me Man City përfundoi 1:2 në të mirë të anglezëve në ‘Santiago Bernabeu’.

