Zhvillohet raundi i 1/16 së finales së Kupës së Maqedonisë

Edicioni i ri në Kupën e Maqedonisë ka ngritur siparin dhe tashmë janë mësuar emrat e 16-të skuadrave që kanë avansuar në 1/8 e finales. Pa ndonjë befasi më të madhe, skuadrat favorite kanë arsyetuar epitetin e tyre duke marrë rezultat për vazhdim të garave, pasi xhiroja e parë e Kupës u luajt me sistemin e ndeshjeve teke (vetëm një ndeshje) dhe fituesit kalojnë në turin tjetër.

Rezultatet e 1/16 së Kupës së Maqedonisë:

Karaormani-Shkëndija 0:3

Bellasica-Shkupi 1:3

Bvk Konjare-Rabotniçki 0:5

Fortuna-Borec 5:3

Karbinci-Pobeda 0:3

Kozhuf-Tikvesh 0:2

Slloga V.-Bregallnica 0:3

Teteksi-A. Pandev 0:6

Gostivari-Pelisteri 0:1

Sasa-Vardari 0:3

Vardar N.-Struga Trim&Lum 1:2

Voska Sport, Skopje dhe Luboteni pa ndeshje janë kualifikuar në 1/8 e finales, për shkak të tërheqje nga gara të rivalëve të tyre Zajazi, Crno Buki dhe Renova (xhepçishtasit janë tërhequr komplet nga garat)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close