Zbulohet se cili ishte “maratonomaku” i Shqipërisë në “EURO 2024”

Mesfushori kuqezi, Ylber Ramadani është një prej lojtarëve që vërteton potencialin që ai ka në çdo ndeshje që luan me Shqipërinë.

Në raportin e fundit teknik të skuadrave pjesëmarrëse në “EURO 2024”, të publikuar nga UEFA, Ylber Ramadani është një nga futbollistët që ka përshkruar më shumë kilometra në fushë në ndeshjet e zhvilluara me Shqipërinë në “Euro 2024”.

Ramadani ka një mesatare prej 12.51 km për ndeshje dhe është renditur i pesti në klasifikimin e lojtarëve që ka vrapuar më shumë në fushë.

Djaloshi shqiptar ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit evropian si Granit Xhaka, Deklan Rajs, Xhoshua Kimih, Tomas Souçek dhe Giorgi Koçorashvili.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close